E enjte, 29 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Bota

Tragjike në SHBA/ 12-vjeçarja humb jetën pas sherrit me një bashkëmoshatare (VIDEO)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në SHBA, ku një vajzë 12-vjeçare humbi jetën disa orë pasi u përfshi në një sherr me një bashkëmoshatare në shtetin e Xhorxhias.

Ngjarja ndodhi më 5 mars pranë shtëpisë së saj. Në një video të publikuar nga tezja e vajzës, Xhejda Uest, shfaqet momenti i konfliktit mes dy të miturave. Sipas dëshmive në video, sherri nisi pasi të dyja vajzat ishin zbritur nga autobusi i shkollës.

Reklamë

Në pamje dëgjohet një person që thotë se vajzat u detyruan të zbrisnin nga autobusi, ndërsa para se të shpërthente përplasja fizike, njëra prej tyre dëgjohet duke thënë: “Të gjithë e dinë që unë zihemi, ndaj mos fillo me mua”.

Reklamë

Pas debatit, vajzat shtyjnë dhe godasin njëra-tjetrën, derisa përfundojnë në rrugë. Pak më vonë, 12-vjeçarja pësoi dëmtim në tru dhe gjendja e saj u përkeqësua.

“Μund të dukej si një sherr i thjeshtë, por para se mbesa ime të arrinte në shtëpi, zemra e saj ndaloi”, shkroi tezja e saj në Facebook, duke publikuar edhe një video nga spitali ku vajza shihej e intubuar.

Ndërkohë, nëna e 12-vjeçares ka deklaruar se vajza e saj kishte qenë shpesh viktimë e bullying-ut, sidomos pas transferimit të fundit në një shkollë tjetër. Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të ngjarjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë