Policia hungareze ka vënë në pranga kapitenin e anijes e cili u përplas me një anije tjetër në lumin Danub, duke shkaktuar vdekjen e të paktën shtatë personave.

Për incidentin, po mbahet si i dyshuar kapiteni 64-vjeçar, shtetas i Ukrainës, nën dyshimin për sjellje të pakujdesshme në trafikun ujor.

Anija që po mbante turistë nga Korea e Jugut, u përmbyt shtatë sekonda pas përplasjes.

Tashmë janë zbehur shpresat se ndonjë nga 21 personat e zhdukur do të gjendet i gjallë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *