Kryeministri Edi Rama njofton se ka mbërritur në Italia, ku ka publikuar edhe një foto teksa zbret nga avioni.

 

Kreu i qeverisë shkruan se ndodhet në Otranto për ditën e përkujtimit të vëllazërisë italo-shqiptare.

 

“Otranto, Itali – Dita e përkujtimit, mirënjohjes, vëllazërisë italo-shqiptare”, shkruan Rama.

 

Rama do të marrë pjesë në edicionin e XIII të Festivalit të Gazetarëve të Mesdheut, i cili do të shërbejë edhe si një përkujtimore e viktimave shqiptare të tragjedisë së Otrantos, ndodhur më 28 mars të vitit 1997.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *