Subscribe

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në Shkodër kanë arrestuar dy shtetas të shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

 

Shtetasit e arrestuar janë Rr. P., 23 vjeç dhe M. P., 21 vjeç,të dy banues në fshatin Selcë, Malësi e Madhe.

 

Për këta dy shtetas Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” pasi më datë 10.03.2018, dy të rinjtë nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga Shqipëria në drejtim të Malit të Zi, në vendin e quajtur Shkalla e Selcës, kanë tentuar të trafikojnë lëndë narkotike (cannabis sativa), armë dhe municione. Por pasi janë pikasur nga policia ata duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin malor janë larguar duke i braktisur ato.

 

Por Seksioni i Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë në bazë të informacioneve policore mbi personat e dyshuar, kanë zhvillaur hetime për një periudhë 18-mujore duke dokumentuar ngjarjen.

 

Gjatë këtij operacioni të zhvilluar gjatë muajit mars, policia sekuestroi 74 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 1 armë zjarri dhe fishekë luftarakë.

 

Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *