E mërkurë, 28 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 minuta më parë
Rajoni

Trafik kokaine në Rodos, arrestohen tre shqiptarë, sulmuan policinë greke gjatë aksionit (VIDEO)

Tre shqiptarë të moshës 28, 30 dhe 31 vjeç janë arrestuar nga policia greke në Rodos. Ata akuzohen për trafik droge, dhunë ndaj policisë dhe qëndrim i paligjshëm në vend.

Sipas mediave greke, 30-vjeçari i siguronte lëndën narkotike 28-vjeçarit, i cili më pas e shpërndante në doza të vogla te përdoruesit.

Reklamë

Oficerët e policisë, gjatë kontrollit gjetën 806 gram kokainë si dhe një  peshore elektronike precize.

Operacioni u zhvillua mbrëmjen e djeshme. Tre shqiptarët ndodheshin në një makinë dhe në momentin e ndalimit nga policia, 28-vjeçari tentoi të arratisej duke përdorur dhunë, megjithatë u ndalua nga efektivët.

Reklamë

Pas kontrolleve të kryera edhe në banesat e tyre u gjetën dhe sekuestruan një sasi e vogël kanabisi e papërpunuar dhe 3 telefona celularë.

Policia ka identifikuar edhe dy persona, të cilët blinin lëndën narkotike nga shqiptarët, por nuk ka njoftim për arrestimin e tyre./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë