Pushuesit që zgjedhin bregdetin e Shëngjinit vazhdojnë të përballen me trafik të rënduar.

 

Edhe në këtë fundjavë është krijuar rradhë kilometrike automjetesh që dalin nga Shëngjini.

 

Situata më problematike paraqitet në rrugën e “Ranës së Hedhun”, ku edhe pas ndërtimit të një segmenti të ri mbi port, trafiku në kthim nuk është zgjidhur.

 

Pushuesve ju është dashur më shumë se një orë të lëvizin nga “Rana e Hedhun” deri në qendër të Shëngjinit, ndërsa trafiku ka vijuar edhe në drejtim të rrugës nacionale Lezhë – Milot.

 

Situata paraqitet e tillë kryesisht në fundjava që prej fillimit të sezonit të plazhit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *