Një operacion i madh antidroge u zhvillua këtë të martë në Itali. Policia në Potenza arritën të vënë në pranga 18 persona, të akuzuar për trafik droge.

 

Sipas mediave italiane, droga është futur në Itali nga Shqipëria. Mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë. Finalizimi i operacionit u bë i mundur pas dëshmisë së bashkëpunëtores së drejtësisë, e cila filloi të fliste rreth tri vjet më parë.

 

Ajo ishte nën mbrojtje sepse ishte keqtrajtuar nga partneri i saj, një shqiptar, sot i arrestuar. Në krye të organizatës qëndron Roço Russo, 51 vjeç, në burg që nga viti 2018. Në pranga ranë edhe Pietro Russo, 41 vjeç, Antonio Argentino (32), Pia Maddalena Tofano (27), Alfonso Luciano De Salvo (26) dhe Bledar Allmuca (36).

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *