Gjykata e Durrësit ka dhënë si masë sigurie për të katër të pandehurit atë të arrestit me burg për katër personat, që akuzohen se kryen transportin e 3.4 milion euro përmes dy automjete që u kapën në portin e Durrësit.

 

Gjykata pranoi kërkesën për arrest me burg bërë nga prokuroria për 4 shtetasit që akuzohen për pastrim të parave dhe grup i strukturuar kriminal.

 

Të arrestuar janë shtetasit Edi Lika, administrator i kompanisë që solli makinat nga Belgjika për llogari të shtetasit Alfred Vladi, djali i tij Klevis Lika, shoferi i trailerit tip “Bizark”, Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri, pronar servisi.

 

Gjyqtarja Eda Kaja vendosi që seanca të zhvillohej pa praninë e medias, pasi cënohej hetimi i çështjes.

 

Mësohet se avokatët e 4 personave të pandehur, kanë deklaruar se në 12 qershor është nisur kamioni drejt Belgjikës për të ngarkuar disa autovetura tip Toyota Yaris, ndërkohë që në datë 16 qershor ka mbërritur në Belgjikë.

 

Personi që ka ngarkuar makinat ka qenë Elvis Vladi, ndërsa në Durrër ato do të priteshin nga djali i xhaxhait të tij, Alfred Vladi, i shpallur në kërkim.

 

Ne fund Gjykata e Durresit vendosi te shpalle moskompetence ne lidhje me gjykimin e kesaj ceshtje pasi te arrestuarit akuzohen per grup te strukturuar kriminal dhe per pasoje ceshtja eshte transferuar ne Gjykaten e Krimeve te Renda.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *