Të paktën 15 persona humbën jetën pasi tornadot dhe stuhitë goditën zonat qendrore të SHBA-së, duke shkatërruar shtëpi dhe duke ndërprerë energjinë në qindra mijëra banesa.

Shtatë persona humbën jetën në Teksasin verior, pesë në Arkansas, dy në Oklahoma dhe një në Kentaki. Dhjetëra të tjerë u plagosën dhe pothuajse 500,000 ishin pa energji elektrike në disa shtete të dielën, shkruan BBC.

Mes të vdekurve ishin dy fëmijë të moshës dy dhe pesë vjeç dhe tre anëtarë të së njëjtës familje.

Rrufetë, bubullimat dhe shiu i dendur ndërkohë detyruan evakuimin e rreth 125,000 spektatorëve pasi gara e së dielës “Indianapolis 500” u vonua me katër orë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *