E shtunë, 10 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Tjetër paraqitje e skiatores që përfaqëson Shqipërinë, çfarë vendi zuri në kampionatin botëror

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë në kampionatin Botëror të skive, Laura Colturi, ka bërë një tjetër paraqitje mjaft fantastike në ditën e  parë të garimit në Semmering të Austrisë në Kupën e Botës të skive alpine.

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë u pozicionua në vendin e 11-të në Giant Slalom. Pavarësisht ulje-ngritjeve gjatë garës, 18-vjeçarja ia doli që të sigurojë një vend mes më të mirëve.

Reklamë

Në zbritjen e parë, Colturi u rendit në vendin e tetë mes 69 garueseve, duke regjistruar kohën 1’03”34. Në zbritjen e dytë, ajo arrin kohën 1’01”94, por gjërat nuk shkojnë mirë në fund.

Vlen të theksojmë se gara e Sllalomit do të mbahet të dielën, në Semmering, sakaq cirkuiti i Kupës së Botës do të rifillojë më 4 dhe 5 janar 2025, në Kranjska Gora të Sllovenisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë