Subscribe

Nga një zonë e cila deri para pak muajsh cilësohej nga më problematiket në Tiranë, sot lagja përgjatë rrugës “Selaudin Bekteshi” në Njësinë Nr.4 është transformuar plotësisht. Bashkia e Tiranës ka përfunduar në një kohë të shkurtër rikonstruksionin total të rrugës.

 

“Ishim këtu para pak ditësh me një premtim për qytetarët se puna në Tiranë do të vazhdojë. Kjo është një nga mbi 100 rrugë në fakt, ku jemi duke punuar këtë vit. Ka qenë një rrugë e cila konsiderohej periferia më e papërfillshme e Tiranës, një zonë e lënë pasdore, që kryesisht banohej nga të ardhur ose komuniteti rom dhe egjiptian.”

 

Kryebashkiaku tha se veç investimeve në infrastrukturën rrugore, ujësjellës, gjelbërim, kësaj zone do t’i shtohet shkolla e re “Ardian Klosi”.

 

 “Lajmi i mirë është se do të hapim shkollën e re “Ardian Klosi”. Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët, nuk ka nevojë të dyndemi në shkolla jashtë kësaj lagjeje, po punojmë me Drejtorinë Arsimore për të sjellë këtu disa nga mësuesit më të mirë, për të sjellë këtu disa nga kurset e gjuhëve të huaja më të mira, për të pasur terrenet sportive më të mira dhe besoj se është mëse e nevojshme që të gjithë prindërit ta kenë parasysh që regjistrimet për këtë vit t’i kenë në lagjen e tyre, te shkolla e re “Ardian Klosi.”

 

Investimi ne ketë rruge përfshiu ndërtimin e rrugës me dy korsi, ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, ndriçimin, si dhe vendosjen e plotë të sinjalistikës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *