Subscribe

Tetori do të mbledhë në Tiranë një grup reporterësh të rinj nga i gjithë Ballkani, si një mundësi për të prezantuar Tiranën në vitin e tij si kryeqytet i rinisë.

 

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj u takua me ambasadorin e OSBE-së Monaco, për të prezantuar programin e kësaj nisme dhe kalendarin e aktiviteteve.

 

“ Tirana do të kthehet në një histori suksesi të Kryeqytetit Evropian të Rinisë. Në mes të Tetorit do të fillojmë me pritjen e gazetarëve të rinj nga gjithë Ballkani, nën drejtimin e OSBE-së, si një mundësi për të prezantuar Tiranën dhe për të zgjuar interesin e të rinjve për vitin kur ne do të jemi Kryeqyteti Evropian i Rinisë. Ne do të përgatitemi për një prezantim të qytetit dhe secili prej tyre, falë kësaj mbështetje nga OSBE, të mund të kthehet dhe të raportojë si është Tirana sot”, tha Veliaj.

 

Ambasadori Del Monaco u shpreh se iniciativa është duke u finalizuar nën drejtimin OSBE-së në Tiranë.

 

 

“Jemi duke konkretizuar një pjesë të nismave në fushën e medias dhe gazetarëve të rinj. Ne do të kemi gazetarë të rinj që do të vijnë në Tiranë shumë shpejt, si pjesë e “Youth Trail Initiative”, një iniciativë e OSBE-së. Jemi drejt përfundimit të detajeve të programit të këtyre profesionistëve të rinj, që qëndrimi i tyre në Tiranë e Shqipëri të jetë sa më i bukur dhe domethënës”, shtoi Vincenzo del Monaco.

 

Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë politikash në mbështetje të të rinjve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *