Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
12 June 2026
Vizion fokus

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump anulon sulmet...

A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon...

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet sociale për...

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas sinjalit për...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin...

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës, arrestohet shqiptari...

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me fëmijë gjatë...

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë këtë antisistem...

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Thirrje për paqe dhe dhembshuri në meshën e Krishtlindjes

25 Dhjetor 11:11

Papa Leoni XIV e ka mbajtur meshën e parë të Krishtlindjes në rolin e kreut të Selisë së Shenjtë në mesnatë, duke mirëpritur mijëra besimtarë të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Përgjatë meshës, Leoni ka thënë se Krishtlindja është festë e “besimit, bamirësisë dhe shpresës” dhe e ka kritikuar “ekonominë e shtrembëruar” që “na çon drejt trajtimit të njerëzve si mallra të thjeshta”.

“Në Tokë nuk ka vend për Zotin nëse s’ka vend për njeriun. Refuzimi i njërit e refuzon tjetrin”, ka thënë Papa.

Para se të niste meshën, ai i ka falënderuar rreth 5.000 persona që janë mbledhur afër objektit të bazilikës, pavarësisht motit me shi.

Papa amerikan e ka adoptuar një qasje më moderne në krahasim me paraardhësin e tij karizmatik, Papa Françeskun, i cili vdiq më 21 prill.

Në meshë kanë marrë pjesë figura të larta kishtare, diplomatë dhe mijëra besimtarë tjerë.

Në ceremoni është festuar lindja e Jezu Krishtit, dhe kjo është ndër ditët më të rëndësishme në kalendarin e Kishës Katolike.

Krishtlindja e këtij viti shënon edhe fundin e Vitit të Shenjtë Jubilar të Kishës Katolike, çka ka rezultuar me dyndje të miliona pelegrinëve në Romë.

Në Kosovë, ceremonia kryesore është mbajtur në Katedralen Shën Tereza në Prishtinë.

Aty kanë marrë pjesë figura kryesore shtetërore, përfshirë presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe dhjetëra besimtarë.

“Krishtlindja është frymëzim që na kujton se edhe përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa. Kjo festë na fton për respekt të ndërsjellë ndaj familjes që na do pa kushte, ndaj miqve që na qëndrojnë pranë, dhe bashkëkombësve tanë me të cilët na lidh gjuha, gjaku dhe shpresa e përbashkët”, ka thënë presidentja Osmani.

Më herët gjatë këtij muaji, presidentja e ka takuar personalisht Papa Leonin XIV, të cilit i ka kërkuar njohjen e shtetësisë së Kosovës nga ana e Vatikanit.

Pavarësisht se Vatikani nuk e njeh Kosovën, dy vendet mbajnë raporte mes vete. Në janar të vitit 2024, Kosova ka hapur Misionin e Posaçëm në Vatikan. Ndërkaq, në maj të këtij viti, raportet janë thelluar edhe më shumë me emërimin eLuigji Biankos si nunc apostolik në Slloveni dhe delegat apostolik për Kosovën.

Sipas të dhënave zyrtare, 1.7 për qind e popullsisë së Kosovës i takon besimit katolik./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Krishtlindje Mesha papa leone

Nga e njëjta kategori

“Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, këta janë 4 fermerët më të vërtetë

më shumë...

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

më shumë...

“Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton opinionistët, çfarë tha për Einxhel dhe Arminën

më shumë...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:17

Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri...

12:52

“Do doja të isha në finale”, Romiri:...

12:23

Vis Pupa prek finalen e madhe të...

11:56

Tre ditë para finales, kush u eliminua...

11:13

Sfida përcaktoi finalistin e tretë, çfarë ndodh...

10:34

Sakrifica për të takuar miqtë e zemrës,...

9:52

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me...

9:47

Humbja e dëgjimit mund të jetë paralajmërim...

9:43

“Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton...

9:21

EMRI/ Kush është finalisti i dytë i...

9:20

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:05

Kush do t’i bashkohet Mozës në finalen...

8:52

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e...

8:07

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump...

8:01

A i është hequr non-grata Sali Berishës?...

8:00

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet...

6:49

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas...

6:18

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:17

Kosova në pritje të formimit të qeverisë,...

5:52

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës,...

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon për Viz...
  • Tre ditë para finales, kush u eliminua nga Ferma Vip 3
  • EMRI/ Kush është finalisti i dytë i Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.