Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas apelit të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi drejtuar partive politike që të dorëzojnë brenda 8 marsit listat e kandidatëve dhe dokumentacionin e kërkuar.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit nënvizoi se më shumë parti, zgjedhje të ndryshme për qytetarët e kandidatë me integritet të lartë moral, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në zgjedhjet e 25 prillit.

“Mbështes plotësisht thirrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi, drejtuar partive politike, për të dorëzuar brenda afateve listat e kandidatëve. Sa më shumë parti, sa më shumë zgjedhje të ndryshme për qytetarët, sa më shumë kandidatë me integritet të lartë moral e qytetar dhe të pakapur nga dekriminalizimi, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 prillit për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *