Subscribe

Europa po përjeton valën e të nxehtit, ku temperaturat shkojnë deri në 44 gradë celcius. Shumë vetë përballen me thatësira të mëdha. Ne Italia autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi.

 

Temperaturat ekstreme kane favorizuar përhapjen e vatrave te zjarrit.

 

Fqinji jugor i Shqipërisë, Greqia është përfshire gjithashtu nga flaket të cilat kanë shkrumbuar qindra hektarë me pyje, duke iu afruar edhe zonave te banuara

 

Situata e rëndë paraqitet edhe në Serbi, Bosnje, Maqedoni, Kroaci dhe Mali i Zi ku zjarret kane shkaktuar dëme jashtëzakonisht te mëdha.

 

Ndërkohe dy viktima numërohen aktualisht nga i nxehti, një në Rumani dhe një në Poloni, ndërsa dhjetëra të tjerë janë dërguar në spital si pasojë e motit ekstrem.

 

Sipas një studimi të publikuar Qendrës së Përbashkët Kërkimore të Komisionit Europian moti ekstrem mund të vrasë deri në 152.000 persona në Europë, deri në vitin 2100, nëse nuk merren masa për frenimin e efekteve të ndryshimeve klimaterike.

 

Sipas shkencëtareve, kjo shifër është 50 herë më e lartë se numri i vdekjeve të raportuara aktualisht.

 

Temperaturat e larta pritet të vazhdojnë në disa pjesë të Europës Qendrore e rajonin e Ballkanit edhe gjate ditëve te ardhshme. Ndërkohë specialistet thonë se vala e të nxehtit do të zgjasë të paktën deri të hënën.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *