E mërkurë, 30 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tharja e rezervuarit në Lushnje dhe ngordhja masive e peshqve, Nufi: Situata do normalizohet ditën e sotme

Dy ditë pas ngordhjes së tonelatave peshk në rezervuarin e Kasharit në Lushnje ka nisur pastrimi i zonës.

Në këtë punë janë angazhuar forcat e ushtrisë dhe punonjësit e bashkisë Lushnje. Thasët me gjallesat e ngordhura do të groposen në ish fushën e aviacionit në Pluk, një fushë e cila sipas bashkisë është e miratuar dhe e studiuar nga specialistët e fushës.

Reklamë

Për të parë situatën nga afër ka qenë i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi.

Sipas tij do punohet për largimin e një rrjete te madhe peshkimi e cila ka bllokuar hyrjen shkarkuese te rezervuarit

“Është zbarzur rezervuari dhe peshqit kanë dalë në sipërfaqe. Po punohet me ushtrinë dhe punonjësit  e bashkisë për të liruar kanalin dhe të futen mjetet për pastrimin e të gjithë pjesës së rezervuarit dhe peshkut. Brenda ditës së sotme, maksimumi deri nesër situata do të jetë normalizuar”, tha Nufi.

Shkarkimi i ujit te rezervuarit ka nisur për shkak të një investimi që do të bëhej nga bashkia në përforcimin e shkarkuesit të ujit pasi në vitin 2024 komiteti i digave kishte përcaktuar si rrezik çarjeje këtë digë.

Firma Fled Shpk e cila do të kryente punimet ka nisur shkarkimin 6 muaj më parë. Ajo që nuk dihej ishte sasia e peshkut që ishte në rezervuar dhe vendndodhja e rrjetës

Vlera e projektit është 330 milion lekë të vjetra për 120 ditë të rehabilitimit të shkarkuesit të rezervuarit.

Policia ka nisur një hetim kryesisht për gjetjen e fajtoreve qe krijuan këtë situate. Deri tani janë marrë në pyetja drejtuesit  e firmës, administratori i rasatit të peshkut, personi që e ka pasur liqenin për peshkim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.