E shtunë, 21 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Thahet” Fierza, zbret në 269 metra

Thatësira e tejzgjatur e ka çuar ne nivel kritik sasinë e ujit ne kaskaden e Fierzës. Sipas te dhënave te fundit liqeni ka zbritur ne 269 metra, nje nivel ky i cili konsiderohet shume i ulet për periudhën. Nisur nga kjo situate, korporata elektroenergjitike ka ulur ne minimum  prodhimin e energjisë elektrike, duke prodhuar vetëm per te mbuluar humbjet ne rrjet.

 

Ndërkohe qe furnizimi i vendit me energji elektrike po varet nga importi. OSHEE ka lidhur kontrata per import per muajin gusht ne masën 30 mln euro. Edhe gjate muajit korrik, importi ishte shpëtimi i furnizimit te vendit me energji elektrike. Thatësira e tejzgjatur pritet te ndikoje ne rishikimin e buxhetit per vitin 2017. Me krijimin e qeverise ndryshimi i buxheti duket se është domosdoshmëri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë