Tetë vatra zjarri vijojnë te jenë aktive në gjithë vendin. Vlora, Korça, Dibra, Lezha dhe Durrësi janë zonat më problematike, ku flakët kanë shkrumbuar 18 hektarë me pyje, pisha dhe ullinj.

 

Sipas emergjencave civile vatrat e zjarrit ndërmjet Lekasit dhe Voskopojës, në Korçë, janë me problematiket, pasi flakët kanë përfshirë një territor me pisha të larta dhe tepër të thyer.

 

Ndërsa zjarri i rënë pranë pyllit me pisha në fshatin Orosh në Mirditë, vazhdon prej ditës së enjte. Për shuarjen e flakëve morën pjesë 65 zjarrfikës, forca të ushtrisë si dhe banorë të zonave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *