Instalimi i rrjetit 5G në celular është dhe risa e shumëpritur nga të gjithë.  Synimi është që shpejtësia prej 1 Gigabit për sekondë, të jetë mesatarja normale për pajisjet në rrjetin 5G.

 

Në fjalën e tij në lidhje me këtë risi, profesori Fredrik Tufvesson, pjesë e grupit të studiuesve në Universitetin Lund në jug të Suedisë, ka thënë se aty gjendet laboratori i parë në botë për testimin e rrjetit 5G.

 

“Kemi laboratorin e parë që kryen prova në kohë reale për dërgimin dhe marrjen e të dhënave masive, ku demostrojmë se kjo teknologji aktualisht funksionon në mjedise të zakonshme dhe se mund të vihet në zbatim”,

 

Në një ndarëse të madhe janë montuar 144 antena individuale. Dy telefona celularë të bashkangjitur mbi tuba portativë, ku secili është i lidhur me tela në bazën e stacionit, imitojnë katër përdorues të ndryshëm duke transmetuar të dhënat e tyre në stacionin bazë.

 

Studiuesit gjatë provave laboratorike vitin e kaluar, arritën të regjistrojnë shpejtësi 20 herë më të lartë se rrjeti i sotëm 4G. Ndërkohë tashmë pas provave në laborator, pritet testimi në momentin kur përdoruesit janë në lëvizje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *