E mërkurë, 23 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Fluks në Kalanë e Gjirokastrës, 260 mijë vizitorë nga fillimi i vitit e deri tani

Në nisje të vjeshtës Kalaja e Gjirokastrës regjistron një fluks të lartë vizitorësh dhe turistësh vendas dhe të huaj.

Përgjatë këtij viti kalaja e gurtë ka mirëpritur rreth 260 mijë turistë duke qenë objekti i trashëgimisë kulturore më i vizituar në vendin tonë. Pjesa më e madhe e turistëve vijnë nga Europa, SHBA,etj ndërsa i konsiderueshëm është edhe numri i vizitorëve vendas.

Vizitorët ngelen të impresionuar nga madhështia e kështjellës së Gjirokastrës ndërsa prej mureve të gurta qyteti ofron një peizazh mbreslënës.

“Këtu në Shqipëri vizita është e veçantë, kudo njerëz mikpritës, kjo kala dhe qyteti të ofrojnë një pamje karakteristike,është gjithçka shumë e bukur, për fat edhe moti ishte i qëndrueshëm,plot diell.”

Reklamë

“Jam i impresionuar nga vizita në këtë kështjellë por edhe qyteti është i bukur, kam udhëtuar në pjesën më të madhe të Ballkanit por Shqipëria është e veçantë, më pëlqen shumë Gjirokastra e rrethuar nga malet dhe ndërtuar e gjitha me gur.”

Kalaja, si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrës, përmendet për herë të parë si qytet dhe Kështjellë në vitin 1336.

Kulmin e historisë së saj kalaja e ka patur në periudhën kur Ali Pashë Tepelena do të realizontë një sërë ndërtimesh të reja apo ndërhyrje të tjera duke i dhënë Kalasë fizionominë arkitektonike dhe ndërtimore që ka sot.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.