E shtunë, 19 Shtator 2026 Zilia deri në 01:25 Në vijim ora 01:25: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Ilustrim · Vizion Plus

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për masën e sigurisë ndaj Erion Veliajt.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë  shqyrtoi çështjen ditën e sotme, më 15 shtator 2026, në Dhomë Këshillimi, pas rikthimit të saj për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese.

Veliaj kishte kërkuar shfuqizimin e disa vendimeve të mëparshme të GJKKO-së, përfshirë vendimin e Apelit të datës 13 mars 2025 dhe një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Lartë.

Në përfundim të shqyrtimit, Kolegji Penal, bazuar në nenin 441 të Kodit të Procedurës Penale, vendosi të lërë në fuqi vendimin nr. 13, datë 13 mars 2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Çështja lidhet me masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar më herët, me shumicë votash, se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë një arsyetim të mjaftueshëm lidhur me nevojën dhe proporcionalitetin e kësaj mase, duke marrë në konsideratë edhe funksionin publik të Veliajt.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çështja u kthye për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë, e cila tashmë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Apelit.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.