Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, të cilët tentuan të fusnin në Shqipëri mallra të kontabanduar me vlerë 50 mijë euro.
Policia Kufitare e PKK Port Durrës është kaluar në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, autobusi që kishte si drejtues shtetasit Edmond. N. dhe Shkëlqim. Ç.
Nga kontrollet në këtë mjet, janë gjetur veshje, pajisje, produkte ushqimore, produkte kozmetike dhe pije alkoolike, të dyshuara të kontrabanduara, pasi ishin të papajisura me fatura blerjeje.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, në kuadër të operacionit “Duo”, u arrestuan në flagrancë shtetasit Edmond.N., 46 vjeç, banues në Lezhë dhe Shkëlqim. Ç., 51 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, kryer në bashkëpunim./vizionplus.tv





