Një 64 vjeçar ka rënë në prangat e policisë të Kavajës pasi tentoi të godiste me sëpatë një person.

 

64 vjeçari I arrestuar është me inisialet D. F., banues në Golem, Kavajë.

 

Sipas policisë, ngjajrja ka ndodhur në Golem, ku ky shtetas ka kanosur dhe më pas ka tentuar të godasë me sëpatë shtetasin M. K., 68 vjeç, por është neutralizuar dhe është arrestuar në flagrancë, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Kavajë.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës sëpatë.

 

64 vjeçari akuzohet veprat penale “Kansoja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *