Një 21 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi tentoi të trafikonte klandestinë.

 

Sipas mediave greke i riu shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u kap teksa  transportonte 26 klandestinë me furgon. Për secilin prej tyre, ai merrte nga 2 mijë euro.

 

Sipas policisë greke shqiptari nuk është ndaluar te postblloku i autoriteteve. Përkundrazi shtoi shpejtësinë dhe u fut në një rrugë rurale në Asprovalta. Këtu la makinën dhe tentoi të arratise në këmbë, por u arrestua.

 

26 personat që gjeti policia ishin me origjinë nga Bangladeshi dhe Pakistani. Të gjithë ata kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin grek pasi nuk kishin dokumente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *