Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim.
Ai akuzohej për tentativë për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një gruaje në qytet.
“Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit:
-R. C., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë, pasi dyshohet se më datë 06.07.2025, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, me një 35-vjeçare, në banesën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.
/vizionplus.tv





