Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
12 June 2026
Vizion fokus

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump anulon sulmet...

A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon...

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet sociale për...

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas sinjalit për...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen në sheshin...

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës, arrestohet shqiptari...

Tragjedi në Holandë, makina përplas grupin me fëmijë gjatë...

Bylykbashi: Sot ne duhet patjetër të zhbëjmë këtë antisistem...

Irani mbyll plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Tensionet në veri/ Nushi: Kosova po humb shumë, Kurti duhet të bëjë kompromis në emër të dialogut

29 Maj 20:01

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Social Demokrate në Kosovë, Noli Nushi, në një intervistë për Vizion Plus ka komentuar situatën e krijuar në veri të Kosovës si dhe hapat që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të ndërmarrë pas kritikave të bashkësisë ndërkombëtare.

 

Nga disa anë po dëgjohet të thuhet se kjo është situata më e rëndë që Kosova ka kaluar që kur është krijuar shteti i saj në raport me Serbinë, ju si e vlerësoni situatën?

 

“Nuk e di a është situata më e rëndë sepse ne kemi pasur situata, ku ka pasur edhe viktima njerëzore dhe këtë herë shpresoj të mos ketë. Sigurisht që është situatë e rëndë nëse e shohim në tempon e zhvillimeve që po ndodhin dhe në të cilat jemi në mes të një procesi negociator, zoti Kurti po nënshkruan marrëveshje vazhdimisht me Serbinë dhe njëkohësisht me këtë po shkakton tensione në veriun e vendit, të cilat po na e degradojnë pozicionin tonë në negociata, prandaj kisha me thënë se po situata është e rëndë për Kosovën, nuk ka asgjë për t’u krenuar dhe rrezikojmë të humbim shumë”, tha ai.

 

Ju jeni kritik ndaj qeverisë Kurti, por edhe faktori ndërkombëtar prej tri ditësh është mjaft i ashpër ndaj zotit Kurti dhe qeverisë si tij, çfarë duhet të bëjë ai?

 

“Këto ditë Kurti duhet të shtensionojë situatën, jo vetëm sepse po kërkojnë aleatët tanë ndërkombëtarë, por edhe pse tensionimi nuk po i kontribuon avancimit të procesit në të mirë të Kosovës. Ne si subjekt jashtë parlamentar dhe opozitar gjithmonë kemi thënë se në dialogun me Serbinë duhet të ketë kompromis. Jemi të vetmit që kompromisin e pranojmë hapur, por në sasinë e tij dhe në cilësinë e tij futet në rol dialogu me Serbinë. Kurti nuk mundet që përmes tensionit në terren, përmes rrezikim të jetëve të njerëzve, të policëve dhe gazetarëve, qytetarëve të asaj pjese të na servojë në fund marrëveshja të cilat janë më të dëmshme se ato që do të ishin po të mos ishin këta tensione. Ne po rrezikojmë që në mes të një procesi vendimtar për Kosovën të mbesim pa miq, kjo do të ishte fatkeqësi sepse Kosova është ndërtuar në partneritet me miq”, tha ai.

 

A jeni të sigurt ju si forcë e opozitës dhe ata që janë kritikë ndaj Kurtit se nëse ai do të vepronte në këtë mënyrë dhe do të shtensiononte situatën nuk do të ishit kthyer për t’i thënë se nuk zbaton ligjin?

 

“Kjo është shumë herët dhe mund të ndodhë, por Kurti duhet të dijë që është kryeministri i Kosovës dhe do të përballet me kritika vazhdimisht dhe duhet të peshojë se cilat kritika janë ato që i interesojnë atij dhe cilat janë në të mirë të Kosovës. Ne i kemi thënë gjithmonë edhe kur janë mbajtur këto zgjedhje gjysmake në veri që këto zgjedhje nuk kanë asnjë lloj legjitimiteti dhe nuk janë në favor të situatës së marrëveshjes, prandaj ne po bëjmë kritika mbi ato pozicion”, tha ai duke shtuar se dialogu ka nevojë për kompromis.

 

A mendoni se Vuçiç po përdor situatën e tensionuar në veri të Kosovës në favor të tij për shkak të protestave që po has në Beograd?

 

“Në mesin e një revoltë mabrëpopullore në Serbi kundër pushtetit të Vuçiç, ne ia dhamë nëj shans që ai të dalë nga ajo situatë dhe ai të unifikojë popullin serb kundër armikut të jashtëm, që në këtë rast është policia e Kosovës. Ne nuk kishim asnjë arsye për ta bërë këtë dhe nëse e shihni qeveria e Kosovës flet gjithë kohës në emër të kryetarëve të komunave, tek ne pushtetet janë të ndara e qeveria nuk përzihet në punët e kryetarëve të komunave, përderisa në këtë problem politik të Serbisë qeveria është bërë praktikisht edhe kryetare e komunave në atë zonë”, tha ai.

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
KFOR komunat me shumice serbe kosove Noli Nushi Protesta PSD Serbi tensione ne veri

Nga e njëjta kategori

Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen

më shumë...

Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara në televotim “kokë më kokë”

më shumë...

Tre ditë para finales, kush u eliminua nga Ferma Vip 3

më shumë...

Sfida përcaktoi finalistin e tretë, çfarë ndodh me fermerët e tjerë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

1:17

Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri...

12:52

“Do doja të isha në finale”, Romiri:...

12:23

Vis Pupa prek finalen e madhe të...

11:56

Tre ditë para finales, kush u eliminua...

11:13

Sfida përcaktoi finalistin e tretë, çfarë ndodh...

10:34

Sakrifica për të takuar miqtë e zemrës,...

9:52

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me...

9:47

Humbja e dëgjimit mund të jetë paralajmërim...

9:43

“Ermali ishte bërë si Guruja”, Moza komenton...

9:21

EMRI/ Kush është finalisti i dytë i...

9:20

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:05

Kush do t’i bashkohet Mozës në finalen...

8:52

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e...

8:07

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump...

8:01

A i është hequr non-grata Sali Berishës?...

8:00

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet...

6:49

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas...

6:18

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen...

6:17

Kosova në pritje të formimit të qeverisë,...

5:52

Kishte fshehur drogë pas radios së makinës,...

Më të klikuarat

  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon për Viz...
  • Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen
  • Tre ditë para finales, kush u eliminua nga Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.