Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 May 2026
Vizion fokus

Do të udhëheqë demokratët për 4 vitet e ardhme,...

U rikonfirmua në krye të partisë, Sali Berisha: Mirënjohje...

I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet në krye...

Trump thotë se Irani po i afrohet shumë marrëveshjes...

Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit! Rezultatet në...

Demokratët votojnë për Berishën, PD i konsideron zgjedhjet referendum,...

U përjashtua nga gara, Salianji reagon për zgjedhjet në...

Vokshi: Deri në orën 15:00 kanë votuar 28,379 demokratë

Ikja e aktorit Birçe Hasko, Presidenti Begaj: Bota e...

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën...

Tensione në Natën e Kadrit, qindra të plagosur nga përleshjet

9 Maj 16:35

Në natën e dytë të përleshjeve të pashembullta midis palestinezëve dhe policisë izraelite, vendet e shenjta në Jerusalem janë përgjakur. Numri i të plagosurve i ka kaluar 200 ndërsa tensionet vijnë në rritje pas trazirave për dëbimet e mundshme të palestinezëve nga toka e pretenduar, nga kolonët hebrenj.

 

Protestuesit hodhën gurë drejt policisë në Portën e Damaskut në Qytetin e Vjetër dhe oficerët u përgjigjën me granata, plumba gome dhe mjetë të tjera. Ndërsa ushtria izraelite deklaroi se një raketë u qëllua nga militantët palestinezë nga Rripi i Gazës i drejtuar nga Hamasi në Izrael.

 

Dhjetëra mijëra besimtarë muslimanë ishin mbledhur në xhaminë Al-Aqsa për natën e Kadrit, në kohën kur shpërthyen tensionet. Më herët, policia izraelite kishte ndaluar dhjetëra autobusë që po transportonin besimtarët në xhami dhe një numër palestinezësh u arrestuan.

 

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu tha se vendi i tij po vepronte me përgjegjësi për të siguruar rend dhe ligj duke ruajtur lirinë e adhurimit. Ndërsa lideri palestinez Mahmoud Abbas dënoi ato që sipas tij ishin “sulmet mëkatare” të Izraelit.

 

Izraeli ka pushtuar Jeruzalemin Lindor që nga lufta e Lindjes së Mesme në vitin 1967 dhe e konsideron të gjithë qytetin, kryeqytetin e tij, megjithëse kjo nuk njihet nga shumica dërrmuese e bashkësisë ndërkombëtare.

 

Palestinezët pretendojnë Jeruzalemin Lindor si kryeqytetin e ardhshëm të një shteti të pavarur. Tensionet janë rritur edhe në lidhje me dëbimin e kërcënuar të familjeve palestineze në rrethin Shaikh Jarrah të Jeruzalemit Lindor.

 

Kombet e bashkuara thonë se Izraeli duhet të anulojë çdo dëbim dhe të përdorë “përmbajtje maksimale në përdorimin e forcës” kundër protestuesve. Lidhja e Shteteve Arabe i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë për të parandaluar çdo dëbim të detyruar ndërsa gjykata supreme e Izraelit do të hapë cështjen të hënën.

 

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Jerusalem Nata E Kadrit Tensione

Nga e njëjta kategori

U rikonfirmua në krye të partisë, Sali Berisha: Mirënjohje për të gjithë demokratët që më votëbesuan

më shumë...

I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet në krye të PD-së, 37 mijë vota pro

më shumë...

Trump thotë se Irani po i afrohet shumë marrëveshjes me SHBA-në

më shumë...

U përplas me efektivët grekë, arsenali që mbante me vete “Titi”: Granata, pistoleta dhe drogë, synonte të qëllonte policët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:36

Dy ushqime të përditshme që mund të...

10:12

Do të udhëheqë demokratët për 4 vitet...

9:57

U rikonfirmua në krye të partisë, Sali...

9:48

I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet...

9:42

Trump thotë se Irani po i afrohet...

9:04

Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit!...

8:15

Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë...

7:40

Demokratët votojnë për Berishën, PD i konsideron...

7:27

U përjashtua nga gara, Salianji reagon për...

7:00

U përplas me efektivët grekë, arsenali që...

6:13

Kontrolle në burgun e Fierit, zbulohen drogë,...

6:07

Durrësi hap sezonin turistik, operatorët presin rritjen...

5:54

Kreu i SPAK në Itali: Lufta kundër...

5:25

Zjarri dëmton fidrin në Shëngjin, një pjesë...

5:06

Vokshi: Deri në orën 15:00 kanë votuar...

4:34

Ikja e aktorit Birçe Hasko, Presidenti Begaj:...

4:15

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore...

4:10

Kontroll “blic” në burgun e Peqinit, kapen...

3:48

Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë...

3:03

Rritet kërkesa për punëtorë të huaj, interesi...

Më të klikuarat

  • Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur
  • Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i ri i Dhomës së...
  • Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë panik te ban...
  • I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura...
  • Në nominim kokë më kokë, kush u largua nga Ferma Vip mes Hen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.