E diel, 25 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 16 minuta më parë
Video · Vendi

Temperaturat nga 20 në -6 gradë celcius, Hakil Osmani tregon luhatjet e motit në muajin shkurt

Meteorologu ka bërë parashikimin e motit për muajin shkurt në emisionin “7pa5” në Vizion Plus.

Ai thotë se 10 ditëshi i parë i muajit shkurt sjell temperatura shumë të larta. Vlerat maksimale që kanë edhe anomalinë më të theksuar, ku priten temperatura nga 19-20 gradë celcius që janë 5 gradë më të larta se vlerat normale.

Reklamë

Do të kemi më shumë diell dhe shumë më pak vranësira.

Ndërsa 10 ditëshi i dytë të sjelli ndryshim të tablos termike dhe kushteve të motit. Do të kemi prezente reshjet e shiut në ultësitën perëndimore, ndërsa në zonat malore do të ketë reshje dëbore. Por nuk bëhet fjalë për sasi që sjellin problematika.

Temperaturat pritet të zbresin në vlerat normale, dëri në -6 gradë celcius në zonat malore./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë