Subscribe

Vendi ynë po përballet me temperatura relativisht të larta për periudhën. Temperaturat e larta shpesh sjellin edhe probleme, veçanërisht për të moshuarit dhe fëmijët, të cilët janë më të rrezikuarit.

Mjeku pediatër Bektashi Mandri, i ftuar në emisionin “7pa5” dha këshilla të vlefshme se si të sillemi për të përballuar sa më mirë verën. Mjeku këshillon që lëngjet të cilat konsumojmë të jenë gjithmonë në temperaturën e ambientit të dhomës dhe jo frigoriferike. Gjithashtu sugjeron shmangien e lëngjeve me sheqer dhe ngjyrues ushqimor dhe këshillon përdorimin e sa më shumë frutave dhe ushqimeve të lehta, si supat dhe perimet.

Mjeku Mandri: Duhet të jemi të kujdesshëm në marrjen e lëngjeve. Nuk duhet të marim lëngje me sheqer, lëngje me ngjyrues ushqimor sepse nuk e dimë akoma nëse eleminohen ndonjëherë nga organizmi apo jo. Mënyra optimale e përdorimit të lëngjeve në stinën e verës është përdorimi i tyre në temperaturën e dhomës. Edhe kondicionimi i dhomave nuk duhet të jetë poshtë 24 gradë. Shqiptarët nuk kanë ekonomi të fortë që të kenë mundësi të mbajnë nën kondicionim në një temperaturë normale të gjitha ambientet e banesës. Kur del në ambientet e tjera temperatura mund të jetë shumë e lartë. Kjo ka një ndikim jo vetëm te fëmijët por edhe te të rriturit. Fëmijët duhet t’i nxjerrin në mëngjes herët, jo të zhveshur plotësisht dhe maksimumi deri në orën 10 të jenë kthyer në banesë.

Simptomat e dehidratimit

Mjeku Mandri: Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm nëse fëmija ankohet për dhimbje koke, të vjella, dhimbje barku, oreksi është i prishur, dehidrimi ka filluar. Duhet ta zhvendosin fëmijën nga një vend i nxehtë në një vend më të freskët. Duhet të fillojnë t’i japin lëngje në sasi të pakët në temperaturën e ambientit. Nuk duhen përdorur kurrë pije me gaz, me sheqer dhe me ngjyryes. Rekomandohet përdorimi i frutave. Fast foodet janë shumë të dëmshe në këtë periudhë. Duhet të marrim sa më shumë lëngje. 2.5 deri në 3 litra ujë janë të nevojshme për një të rritur në këtë periudhë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *