Shefja e re e ambasadës së SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka shkuar paraditen e kësaj të premteje në kryeministri.

Kim po zhvillon takimin e parë zyrtar në kryeministri me shefin e qeverisë shqiptare Edi Rama që kur ajo nisi punën se drejtuesja e re e departamentit të shtetit në vendin tonë.

Zhvillimet më të rëndësishme politike, si perpjekja për hapjen e negociatave, reforma zgjedhore si dhe reforma në drejtësi me ngritjen edhe te BKH, janë në krye te bisedës mes Ramës dhe Kim.

Megjithatë edhe procesi I rindertimit nga tërmeti është pjesë e bisedës mes palëve nisur nga fakti që kryeministri I ka kërkuar ndihmë të gjithë partnereve ndërkombëtare në këtë process të vështirë dhe shumë të kushtueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *