E martë, 22 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tela me gjemba dhe snajper “rrethojnë” kryeministrinë

Masat e sigurisë në zonën ku zhvillohet protesta e opozitës janë teper të larta.

Pjesa e hyrjeve të makinave tek kryeministria është rrethuar me tela me gjemba.

Ndërkohe në ambjentet e brendshme te këtij institucioni janë vendosur edhe zjarrëfikëset.

Afro 1300 policë janë në gatishmeri për protesten duke nisur nga komisariatetet e Tiranës dhe të qyteteve të tjera por edhe FNSH-të dhe forcat RENEA, pjesa më e madhe të pajisur me maska kundër gazit.

Reklamë

Gazetarët e Vizion Plus në terren raportojnë praninë e  snajperave në katet e larta të godinave përreth kryeministrisë. Nuk mungojnë edhe autobotet me ujë por edhe ambulancat të vendosura në pjesën e pasmeve të kryeministrisë për cdo rast.

Policia ka shfaqur shqetësim lidhur me informacionet mbi pranine në proteste të elementeve me rekorde kriminale. Por ndërkohe vetë drejtori I policisë Ardi Veliu I ka porositur forcat e rendit që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve pavarësisht incidenteve që mund të ketë.

 

Më shumë video

Reklamë