E diel, 22 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 minuta më parë
Kronikë

Ambasadorja e BE takon kreun e KLGJ: Do të vijojmë bashkëpunimin në mbështetje të reformës në drejtësi

Ambasadorja e BE në vendin tonë, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me kreun e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Rusi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, de Sousa thekson se gjatë takimit ka vlerësuar rolin e KLGJ-së në qeverisjen e gjyqësorit dhe në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor ka një rol kyç në qeverisjen e gjyqësorit dhe në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Në takimin tim të parë me Kryetarin Ilir Rusi, theksova se pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit mbeten në themel të reformës dhe janë thelbësore për një sistem drejtësie më efektiv, më të përgjegjshëm dhe që gëzon besimin e publikut”, shkroi ambasadorja e BE-së.

Reklamë

Ajo shtoi se Bashkimi Evropian do të vijojë bashkëpunimin me KLGJ-në për konsolidimin e reformës në drejtësi dhe forcimin e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë.

“Do të vazhdojmë bashkëpunimin me KLGJ-në për konsolidimin e reformës dhe forcimin e besimit të qytetarëve te drejtësia”, përfundoi Moreira de Sousa.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.