E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Shfaqi probleme shëndetësore, turistja 32-vjeçarja humb jetën në hotel në Jalë

Një 32-vjeçare britanike ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Jalë.

E reja është paraqitur në recepsionin e hotelit pasi ndihej keq. Ajo është dërguar menjëherë drejt qendrës shëndetësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Reklamë

Dyshohet për vdekje natyrale, pasi nga verifikimet paraprake të mjekëve rezultoi se kjo shtetase kishte pasur probleme shëndetësore, konkretisht probleme me frymëmarrjen dhe diabetin.

Njoftimi:

Më datë 21.09.2026, rreth orës 18:40, është marrë njoftim se shtetasja I. R., 32 vjeçe, lindur në Londër, Mbretëria e Bashkuar, e cila ishte akomoduar në një hotel në Jalë, kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe kishte kërkuar ndihmë te recepsioni i hotelit.

Stafi i hotelit e ka transportuar menjëherë drejt Qendrës Shëndetësore, ku, pavarësisht ndihmës së dhënë, 32-vjeçarja ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale, pasi nga verifikimet paraprake të mjekëve rezultoi se kjo shtetase kishte pasur probleme shëndetësore, konkretisht probleme me frymëmarrjen dhe diabetin.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale dhe vijojnë verifikimet për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.