E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Ja pse e keni barkun e fryrë edhe pse nuk jeni mbipeshë

Të kesh një stomak të sheshtë nuk ka gjithmonë lidhje me dietën apo aktivitetet që jeni duke ushtruar. Mësoni faktorët e tjerë që mund të “punojnë” kundër jush:

1-Gjenetika juaj: mund të jetë një nga arsyet pse shëndeti shkon gjithmonë në pjesën e barku: Ajo luajnë një rol të rëndësishëm në shpërndarjen dhe ruajtjen e yndyrës.Llloji i yndyrës që ruan trupi në bark dhe rreth zorrëve është kryesisht përgjegjëse për mos mbajtjen e një barku të sheshtë

2-Mund të jeni alergjik ndaj ushqimeve të caktuara: Gjenetika gjithashtu luan një rol në alergjitë ushqimore dhe ndjeshmërinë ndaj ushqimit. Disa alergji shkaktojnë gjëra të tilla si inflamacion dhe vështirësi në tretje, ose zgjerimin e stomakut dhe belit. Një shembull i zakonshëm është alergjia ndaj glutenit ose sëmundja celia.

3-Probleme me hormone: Ndryshimi i niveleve të hormoneve është një arsye që njerëzit mund të fitojnë peshë gjatë menopauzës, veçanërisht rreth barkut. Pas menopauzës, indet e yndyrës prodhojnë estrogjen, dhe estrogjeni shkakton ruajtjen e yndyrës. Faktorë të ndryshëm mund të shkaktojnë pabarazitë hormonale si kjo, duke çuar në shtimin e peshës.

4-Përdorimi i antibiotikëve: Përdorimi i antibiotikëve dhe ilaçet kundër depresionit janë gjithashtu të njohur për shkaktimin e një shtim të konsiderueshëm në peshë. Gjithësesi kjo varet nga lloji i ilaçeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.