Subscribe

Për pothuajse 10 muaj, aktorët e teatrit nuk kanë shkelur në skenë. Ndonëse në kushtet e pandemisë, shumë prej tyre nuk i kanë lënë përpjekjet për të mos i munguar publikut. Megjithatë autoritetet nuk kanë dhënë asnjë sinjal se si do të jetë fati i teatrove në muajt që vijnë.

ALTIN BASHA

DREJTOR I TKEKS

Kjo është një gjendje krejtësisht jo e zakonshme, një gjendje problematike që e ka dëmtuar në zemër aktivitetin e teatrove. Kemi nisur bashkëpunimin me Teatrin Kombëtar, do të jetë online dhe në një kuptim e përmbledh të gjithë veprimtarinë teatrore vjetore në Shqipëri dhe mendoj se është një vlerë shumë e rëndësishme në kushtet që jemi.

 

Edhe pse fillimi ishte i njëjtë për të gjithë, në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut tashmë realiteti është ndryshe. Regjisorët dhe aktorët janë kthyer në skenë me publik të reduktuar.  Për ta kjo zgjidhje nuk ka “kosto” sepse humbje më e madhe do të ishte mosprezenca e aktoreve tek publiku.

 

BEN APOLLONI

REGJISOR, KOSOVE

Në vjeshtë kemi filluar sërish, me numër të spektaktorëve të kufizuar. 30% është e keqja më e vogël si të thuash, krahasuar me mbylljen totale sepse humb sensi i krijimit.

QENDRIM RIJANI

REGJISOR, MAQEDONI E VERIUT

Kostoja më e madhe në komunitetin artistik për mendimin tim është mosprezenca e aktorëve në skenë. Distancimi me skenën për makinerinë aktoreske do të jetë një problem shumë i madh për t’u rikthyer instikti skenik. Sa i përket teatrit online, nuk jam dakord fare.

Për regjisorët e vendeve fqinje, shfaqjet online nuk kane qenë eksperienca më e mire, megjithëse sakrificat mbeten ende te mëdha. Për teatrot tona, interpretimi online mbetet e vetmja zgjidhe, ndërsa shumë projekte te tjera qëndrojnë pezull dhe në varësi të ecurisë së pandemisë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *