Pas spektaklit të së martës në mbrëmje, vëmendja kontinentale sonte është spostuar në dy sfidat e tjera çerekfinale të Champions League. Ndeshja me pritshmërinë më të madhe është ajo që luhet në Park de Prins mes PSG dhe Barcelonës. Kilian Mbappe nga njëri krah po e nis në avancë rivalitetin e tij kundër Barcelonës pasi në verë ai do të jetë lojtar i Real Madrid. Ylli francez ka mundësi të lërë një shenjë të rëndësishme me parizenët në Champions përpara se të largohet. Parizienët nuk gjejnë përballë Barcelonën e frikshme të viteve të kaluara dhe ky është një tjetër argument për të marrë më të mirën nga ndeshja e sotme.

Në krahun tjetër katalanasit janë një miks mes talentit dhe ekperiencës ku bienë në sy Jamal dhe Levandovski. Përballë Barcelonës do të jetë Luis Enrike trajnerit i sotëm i PSG I cili në të kaluarën shkroi historinë me Barcën duke fituar champions league. Fakti që në kampionat kanë shanse shumë të vogla për titullin, bën që skuadra e Cavit ta përqendrojë të gjithë forcën e vet në champions. Ky është një çift me disa përplasje vitet e fundit në kontinent, ku hera është kualifikuar njëra e herë tjetra.

Ndërkohë në Madrid, Atletiko Madrid luan takimin e parë përballë Borusia Dortmund me një marzh të vogël avantazhi në këtë çift. Skuadra e Simeones eliminoi Interin dhe ka shansin në shtëpinë e vet të marr sonte një rezultat të rëndësishëm për të shkuar në pozita më komode javën e ardhshme në Gjermani. Të dyja ekipet janë ndër më pak të kuotuarat ndër 8 ekipet çerekfinaliste ndaj fokusi kryesor nuk është tek talenti por tek forca e grupit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *