E hënë, 26 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Të shkarkoi si leckë”, Bardhi akuzon Nikollën: Gënjeve, nuk je sëmurë

Seanca e jashtëzakonshme parlamentare është shoqëruar me debate të forta, teksa janë miratuar ndryshimet në qeveri dhe në Kuvend.

Gazment Bardhi u përjashtua nga seanca pasi e quajti kryeministrin Edi Rama “hajdut” dhe më pas është përfshirë në një debat të ashpër me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Reklamë

Bardhi ka akuzuar Nikollën se ka gënjyer  dhe se nuk është e sëmurë, por është shkarkuar nga kryeministri Rama.

Debati:

Reklamë

Nikolla: Ti je përjashtuar nga seanca nuk mund të marrësh fjalën për procedurë. Je përjashtuar!

Bardhi: Ti the jam sëmurë. Gënjen. Gënjeve kuvendin, the jam sëmurë. Të shkarkoi si leckë.

Nikolla: Të të vijë turp për fjalën që përdor dhe insinuatën që përdor.

Bardhi: Tju vijë turp.

Nikolla: Kalojmë në procesin e votimit. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë