Subscribe

40 të rinj të shkollave të mesme nga e gjithë Shqipëria u bënë pjesë e ditës se punës pranë drejtuesve të kompanive të ndryshme në vend. Për një ditë ata ndjenë përgjegjësinë, vendimet dhe sfidat e drejtimit të bizneseve private si dhe institucioneve publike, duke prekur situata reale të përditshmërisë së këtyre drejtuesve.

 

Liderët e rinj patën gjithashtu mundësinë të njiheshin me përvojën e themeluesit të një prej grupeve investitorë më të mëdha në Ballkanin Perëndimor, Samir Mane.

 

Samir Mane, president i grupit BALFIN, nxiti të rinjtë që të provojnë realizimin e ideve të sipërmarrjes që mund të kenë.

 

SAMIR MANE

 

PRESIDENT I GRUPIT BALFIN

 

“Të udhëheqësh njerëz, të jesh lider është një gjë shumë  e veçantë, kështu që i uroj të gjithëve të provojnë sipërmarrjen. Unë ja kam dalë dhe jam i sigurt që shumë të tjerë ja kanë dalë dhe jam i sigurt që edhe pjesa e kësaj elite nxënësish do t´ja dalin.”

 

Programi “Drejtues për një ditë” organizohet prej mbi 10 vitesh nga Junior Achievement në Shqipëri dhe tashmë është pranuar si lëndë me zgjedhje në sistemin arsimor. Objektivi kryesor është t’u japë të rinjve aftësi praktike, që i ndihmojnë të përballojnë sfidat e tregut të punës.

 

BLERINA GUGA

 

JUNIOR ACHIEVEMENT OF ALBANIA

 

“Drejtues për një ditë është vetëm një fraksion shumë i vogël i atyre nxënësve, që përfitojnë nga ky modul me zgjedhje, i cili zhvillohet për 9 muaj. Nuk ka notë, nuk ka vlerësim, nuk ka teste  ashtu siç janë shumica e moduleve  Junior shqip në Shqipëri, që janë atipike. Me pak modest i përgatisin të rinjtë për ato vendet e punës që nuk ekzistojnë akoma.”

 

Drejtuesit e rinj iu bashkuan drejtuesve të kompanive Tirana Bank, Fashion Group Albania, Jumbo, të televizionit SCAN si dhe vetë Grupit BALFIN për një ditë, ku u vlerësua këndvështrimi dhe guximi i tyre për zgjidhjet e dhëna.

 

BLERINA

 

Nxënëse

 

“Isha pjesë e departamentit të burimeve njerëzore dhe pashë që bëhej një punë shumë e mirë dhe profesionale nga gjithë grupi. Shoh sesa me përkushtim punojnë këta persona dhe ndihem me fat që ndodhem këtu sot.”

 

 

MEGI

 

Nxënëse

 

“Një drejtues i mirë nuk ka nevojë të jetë i ashpër, i egër për të qenë i mirë, por i duhet që të nxit bashkëpunim.”

 

Rreth 1.860 nxënës e studentë në 52 shkolla të vendit kanë marrë gjatë këtij viti njohuri dhe aftësi praktike në edukim financiar dhe sipërmarrje, që do t’i shoqërojnë në hapat e parë të karrierës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *