Në Portugali e mërzitën, e papritura Cristiano Ronaldos i ndodh në Arabinë Saudite! Ja çfarë bënë tifozët

Një moment emocionues është regjistruar në kampionatin saudit, ku Cristiano Ronaldo ka marrë një tjetër dëshmi respekti nga tifozët.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë, në minutën e 7-të, mbështetësit e Al Nassr, së bashku me tifozë të skuadrës kundërshtare, brohoritën emrin e yllit portugez dhe shpalosën një banderolë në nder të tij, ku shkruhej: “madhështia fitohet”.

Ky gjest është një tjetër shembull i mënyrës se si figura e Ronaldos ka fituar admirimin e tifozëve përtej kufijve të klubeve, në këto moment kur po kalon një krizë me Portugalinë, pas krisjes me trajnerin.
Sulmuesi portugez, i cili ka ndërtuar një karrierë të jashtëzakonshme me fanellat e klubeve më të mëdha të Evropës dhe të kombëtares së Portugalisë, vazhdon të jetë një nga emrat më të njohur të futbollit botëror.
Momente të tilla tregojnë se ndikimi i një futbollisti mund të shkojë përtej rezultateve dhe rivalitetit në fushë, duke bashkuar tifozët në shenjë respekti për një karrierë të jashtëzakonshme.




