E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

“Të përgatitemi për luftë”, Kallas: Vendet anëtare të rrisin shpenzimet për mbrojtjen

Në  forumin europian për mbrojtjen, shefja e politikës së jashtme Kaja Kallas, bëri thirrje për rritjen e shpenzimeve për të përballuar agresionin rus.

“Rusia përbën një kërcënim ekzistencial për sigurinë tonë sot, nesër dhe për aq kohë sa ne investojmë më pak në mbrojtjen tone. Njerëzit thonë se unë jam  skifter kundër Rusisë, mendoj se unë jam  thjesht realiste”, tha Kallas.

Reklamë

Kallas theksoi  se blloku europian duhet të jetë i  përgatitur për luftë.

“Koha nuk është në anën e Rusisë. Por nuk është domosdoshmërisht në anën tonë. Sepse ne ende nuk po bëjmë mjaftueshëm. Nuk duhet të ketë asnjë dyshim në mendjen tonë se ne duhet të shpenzojmë më shumë për të parandaluar luftën. Por ne gjithashtu duhet të përgatitemi për luftë”, tha Kallas.

Njëra nga kundërshtaret më të zëshme të presidentit rus, Vladimir Putin, gjithashtu i dha të drejtë  presidentit amerikan Donald Trump , se vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk shpenzojnë mjaftueshëm në fushën e mbrojtjes./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë