Subscribe

Fuqitë globale kanë thënë se do të mbështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin duke dale kështu kundër shefit te Shtëpisë se Bardhe. Qëndrimi i djeshëm e vendosi presidentin Trump në një sfidë të hapur me aleatët kyç të Amerikës, përfshi Britaninë, Francën dhe Gjermaninë, të cilat së bashku me Rusinë e Kinën negociuan marrëveshjen me Teheranin, krahas Bashkimit Europian.

 

Në Bruksel, shefja për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini tha se Uashingtoni nuk mund ta anulojë në mënyrë të njëanshme marrëveshjen. “Kjo nuk është një marrëveshje dypalëshe. Komuniteti ndërkombëtar, përfshi BE-në, ka bere te qartë se marrëveshja do të vijojë të mbetet në fuqi”,- tha Mogherini. Edhe Rusia kritikoi kërcënimin e presidentit te Shteteve te Bashkuara për t’i dhënë fund paktit të vitit 2015.

 

Por Izraeli e Arabia Saudite e lavdëruan qëndrimin e ashpër konfrontues të Trumpit ndaj Teheranit.

 

Shefi i Shtëpisë se Bardhe e quajti mashtrues regjimin Iranian dhe tha se ai kishte shkelur kushtet e marrëveshjes e se sponsorizonte terrorizmin.

 

Presidenti i Shteteve te Bashkuara ia kaloi çështjen Kongresit, që tashmë ka 60 ditë kohë për të vendosur nëse do të tërhiqet nga marrëveshja bërthamore duke ri-imponuar sanksionet.

 

Nga ana tjetër Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se SHBA ishte “më e izoluar se kurrë dhe nuk mund të anulojë një traktat ndërkombëtar shumëpalësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *