E martë, 13 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Të maskuar dhe me shkopinj bejsbolli, tre persona dhunojnë mjekun në Mirditë

Mjeku Martin Prenga dyshohet se është dhunuar paraditen e sotme, 13 tetor, në fshatin Konaj, në njësinë administrative Fan të Mirditës.

Sipas informacioneve paraprake, tre persona të maskuar, të pajisur me shkopinj bejsbolli dhe që dyshohet se mbanin edhe armë, kanë sulmuar mjekun.

Reklamë

Rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk ka të dhëna të konfirmuara për gjendjen shëndetësore të tij.

Pritet një njoftim zyrtar nga policia për sqarimin e ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.