Presidenti Donald Trump refuzon të dorëzojë pushtetin mes pretendimeve se javën e ardhshme do të ketë prova të qarta mbi vjedhjen e votave në disa shtete kyce, ku po vijon edhe beteja ligjore. Ndërkohë prokurori i Përgjithshëm, William Barr ka autorizuar prokurorët federalë të hetojnë ato që ai i quan “pretendime të forta” për parregullsi, gjatë zgjedhjeve.

 

“Hetimet mund të kryhen nëse ka pretendime të qarta e të besueshme për parregullsi, të cilat nëse janë të vërteta, mund të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve në një shtet të caktuar. Ndërsa është e domosdoshme që pretendimet e besueshme të trajtohen në një kohë dhe në mënyrë efektive, është po aq e domosdoshme që personeli i Departamentit të tregojë kujdesin e duhur, e të ruajë angazhimin absolut të këtij Departamenti, për drejtësi, paanësi e qasje jopartiake”, deklaroi Barr.

 

Ky vendim u pasua me dorëheqjen e prokurorit kryesor që mbikëqyr krimet e lidhura me zgjedhjet në Departamentin e Drejtësisë, Richard Pilger.

 

Shtetet kanë afat deri më 8 dhjetor për të kryer rinumërime të mundshme ose për të zgjidhur proceset gjyqësore lidhur me zgjedhjet.

 

Më pas, më 14 dhjetor, Kolegji Zgjedhor do të mblidhet për të zgjedhur zyrtarisht fituesin e zgjedhjeve presidenciale bazuar në rezultatin e 3 nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *