E martë, 22 Shtator 2026 Film TV deri në 05:05 Në vijim ora 05:05: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Të dehur në timon, arrestohen tre shoferë në Durrës

Tre drejtues mjetesh u arrestuan në flagrancë në Durrës pasi u kapen në gjëndje të dehur në timon, ndërsa një tjetër u arrestua si i shpallur në kërkim pasi ka aksidentuar një person.

 

 

Shtetasi I. B., 54 vjeç, banues në Durrës, u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, në gjendje të dehur, në masën 0.86 mg/l.

Reklamë

 

Shtetasi V. S., 43 vjeç, banues në Durrës, në lagjen nr. 2, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në masën 0.92 mg/l, është përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor.

 

Shtetasi E. M., 29 vjeç, banues në Durrës,  u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 17, Durrës, duke drejtuar motoçikletën pa leje drejtimi.

 

 

U ndalua shtetasi i shpallur në kërkim F. K., 45 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamzë, Durrës, pasi më datë 17.09.2020, në Fllakë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin S. Rr., 70 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Vazhdo të lexosh

Reklamë