Subscribe

Pesë lavazheve në qarkun e Durrësit që prej kohësh përdorte ujin e pijshëm për larjen e automjeteve, përgjatë rrugës nacionale që në Fushë Prezë, iu është ndërprerë furnizimi me ujë.

 

Task Forca e ngritur nga Ujësjellës Kanalizime Durrës ka dalë në terren për të parë nga afër situatën. Aksioni është shtirë në aksin Ura e Gjoles deri në Shijak.

 

Përgjegjësi i repartit të Shijakut, Ivo Doci thotë se kanë kontrolluar me imtësi 65 subjekte private dhe familjare.

 

Ai u ka bërë thirrje të gjithë abonentëve që të kursejnë ujin e pijshëm dhe të mos e shpërdorojnë.

 

Paralelisht me kontrollet që mbulon reparti i Shijakut në aksin nga Fushë Kruja deri në Durrës, edhe grupet e tjera të ndërmarrjes janë angazhuar në terren për ndërprerjet e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e Ujësjellësit si dhe penalizmin e abuzuesve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *