Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë 31 tanke të tipit “Abrams” në Ukrainë.

 

Lajmi u dha nga vetë kreu i shtëpisë së bardhë, Xho Bajden.

 

Brenda disa muajsh 31 tanke “Abrams” do t’i dorëzohen Ukrainës .Tanket “Abrams” janë tanket më të afta në botë. Ne po i japim gjithashtu Ukrainës pjesët dhe pajisjet e nevojshme për t’i mbajtur në mënyrë efektive këto tanke në fushën e betejës.

 

Ky është vendimi i dytë pas atij të marrë nga Gjermania për dërgimin e 14 tankeve “Leopard 2” në Ukrainë, akt që u përshëndet dhe nga presidenti amerikan.

 

Gjermania nuk më detyroi të ndryshoja mendje. Ne donim të siguroheshim që të jemi të gjithë bashkë në mbështetje ndaj Ukrainës.

 

Ndërkohë, liderë kryesorë në perëndim kanë biseduan së bashku për të koordinuar bashkëpunimin në lidhje me ndihmat ushtarake për Ukrainën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *