Kandidatja e PSD në Qarkun e Fierit, Limonera Bozha, ka folur në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ku ka rrëfyer futjen e saj në politikë, por dhe kontributin që ka dhënë në dixhitalizmin e vendit.
Ajo tha se ndihet mjaft krenare për atë që ka dhënë për dixhitalizimin e shërbimeve në E-Albania.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A është normale që flasim për një tej fryrje të administratës?
Bozha: Unë jam krenare për eksperiencën që kam patur te AKSH-i, kam qenë fare e re. Tre vitet e para ka qenë një periudhë shumë e ngarkuar, por kam mësuar shumë. Jam krenare për pjeën e shërbimeve të E-Albania, pasi e kam gjetur me 12 shërbime dhe kur jam larguar e kam lënë me 960 shërbime, që është një diferencë e madhe. Problematika ka, por besoj ka patur kohë mjaftueshëm për t’i rregulluar. Por ne po përsdërisim gabimet me kaq shumë vite në pushtet. Është e mbifryrë adminsitrata për shumë arsye. Mendoj se në nivelin që jemi aktualisht nuk na duhem më shumë shërbime dixhitale, por më shumë njerëz për njerëzit.
/vizionplus.tv





