Talebanët kërkojnë që afganët të mos inkurajohen për të lënë vendin.

 

Zëdhënësi i grupit, Zabihullah Mujahid tha se afganët nuk duhet të largohen nga shtëpitë e tyre, por të qëndrojnë në Afganistan sepse për ta nuk ka asnjë rrezik.

 

“Nuk ka asnjë rrezik për ju. Le të jetojmë së bashku. Lufta për ne ka përfunduar”, tha ai.

 

Rreth 50,000 të huaj dhe afganë janë larguar nga vendi nga aeroporti i Kabulit që kur talebanët morën pushtetin nëntë ditë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *