Kreu i PD, Lulzim Basha premtoi më shumë mbështetje dhe vëmendje për fermerët kur demokratët të marrin pushtetin. Nga Zallbastari, ai hodhi akuza ndaj qeverisë, duke theksuar se fermerët janë harruar.

“Taksat taksa, faturat fatura, mbi qafën e tyre rëndojnë. Përveç këtyre, dhe abuzimet nga policia bashkiake te tatimorët, te inspektorët si e si t’ia nxijnë jetën fermerit shqiptar. Kjo është situata në Zallbastar, kjo është situata që pamë pak para disa ditësh në Ndroq, kjo është situata në Veri, kjo është situate në Jug. Gjysma e shqiptarëve, gjysma e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë jeton me aktivitetin buqësor, janë lënë totalisht në harresë jo vetëm që s’kanë marrë asnjë qindarkë gjatë periudhës së covid-it, gjysma e popullsisë është përjashtuar në bllok, a thua se nuk janë qytetarë të këtij vendi, a thua se nuk paguajnë taksa nuk paguajnë TVSH, nuk ia masin kokën me pe për çdo gjë që bëjnë, por më e tmerrshmja është që kjo nuk është një përjashtim. Prandaj krahas planit tonë për të ndihmuar biznesin e vogël, biznesin prodhues, prioritet absolut është fermeri shqiptar, është blegtori shqiptar, është zhvillimi rural dhe agrobiznesi.”

100 milionë euro, sipas Bashës, do të akordohen nga qeveria demokrate për fermerët në Shqipëri.

“Planifikojmë që prej vitit tonë të parë buxhetor për fermerët shqiptarë dedikojmë një shumë totale, me të njëjtin nivel si Kosova dhe Maqedonia dhe jo më pak se 100 milion euro, e cila do të shpërndahet tek fermerët shqiptarë në bazë të prodhimit, pa kufizime. Ne do të dedikojmë 50 milion euro në vit në buxhetin e Bujqësisë, pikërisht për të ndihmuar infrastrukturën që u vjen në ndihmë fermerëve. Që nga rrugët e askesit, tek elektriciteti, tek vaditja, tek kullimi dhe natyrisht edhe tek infrastruktura përpunuese, që prodhimet e tyre mos të kalben, mos të hidhen por të përpunohen dhe të bëhen pjesë e tregut të brendshëm apo të stimulohen edhe për eksport.”

Lideri i PD tha se duhet vëmendje për fermerët dhe jo lëmoshë e propagandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *