E shtunë, 24 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Takim me sipërmarrësit, Tatimet: Pagat e larta fshihen

Administrata tatimore deklaron se informaliteti në punë është në nivele shqetësuese dhe ky fakt vjen si pasojë e sipërmarrësve, të cilët nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve të tyre.

 

Reklamë

Drejtorja e tatimpaguesve VIP, në administratën tatimore pranon se pjesa më e madhe të punësuarve deklarohen me pagë minimale. Ndërsa janë vetëm 10 mijë të punësuara që rezultojnë më pagë 100 mijë lekë në muaj. Kjo do të thotë që tatimi 23 % për pagat e larta duket se arkëtohet në nivele minimale.

 

Reklamë

“Po si ka mundësi që tek tatimpaguesit e mëdhenj ekzistojnë vetëm 41 mijë punëtore me pagë deri në 30 mijë leke kjo për ne është e papranueshme.”

 

 Drejtorja e VIP-ave në një takim me bizneset e dhomës së tregtisë kërkoi bashkëpunimin e tyre për të minimizuar evazionin në këtë fushe.

 

“Fakti se ne nuk e administrojmë dot nuk do të thotë që duhet ta heqim këtë tatim. Jam këtu të kërkoj bashkëpunimin tuaj. politikat fiskale ndryshojnë atëherë kur situatën e kemi nën kontroll.”

 

Qeveria është në fazën e tretë të aksionit kundër informalitetit. Paralelisht me vizitat fiskale që i bëhen sipërmarrjes, ka nisur edhe një fushatë ndërgjegjësimi për formalizim të plotë të aktiviteti ekonomik,  një fakt ky i cili në thelb i shërben të gjithëve.

Më shumë video

Reklamë